Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vjosa Osman kërkon liberalizimin e vizave në Bruksel

Zhurnal Ads

Osman kërkon liberalizimin e vizave në Bruksel.

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, pas takimeve me përfaqësues të Parlamentit të Belgjikës, ka thënë se ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas saj liberalizimi i vizave për kosovarët do ta ofronte Evropën më afër një kapitali njerëzor.

Më tutje Osmani ka falënderuar presidenten e Senatit belg dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Në Parlamentin e Belgjikes sot, në takim me Presidenten e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux i falenderova për mbështetjen që ka ofruar Belgjika për popullin e Kosovës në kohët më të vështira, si dhe për procese të ndryshme strategjike në fazën e shtetëndërtimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka partneriteti i Kosovës me Belgjikën për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane.

Diskutuam në veçanti edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Theksova që liberalizimi jo vetëm që do t’i mundësontë qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, por njëherit do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke folur për numrin e madh dhe përgatitjen e jashtëzakonshme të të rinjve tanë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Hoti: Agjencia e Kosovës për Forenzikë, model në regjion

S.B.

Sassoli: Luftimi i krimit dhe korrupsionit ofron Kosovën më afër BE-së dhe përmirëson jetën e qytetarëve

S.B.

Në Prishtinë sot nis procesi i deratizimit vjeshtor

admin

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta

admin

Avokatët apel për Policinë: Silluni sipas ligjeve në fuqi, përdorimi i forcës i panevojshëm

admin

AKR përçahet, kundërshtohet koalicioni me LDK-në

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...