Vjosa Osmani kërkon mbështetje nga Jens Stoltenberg për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e ka falënderuar për rolin vendimtar të Aleancës Veri-Atlantike në lirinë e Kosovës, por edhe për kontributin e tashëm për një ambient të qetë e të sigurt, nëpërmjet trupave të KFOR-it.

 

Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidentit, thuhet se në këtë takim Osmani ka falënderuar Stoltenbergun edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e FSK-së, e cila procesin e tranzicionit në ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

Osmani po ashtu ka përmendur edhe mbështetjen e KFOR-it dhënë komunave në përballje me pandeminë COVID-19.

Ajo ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, NATO dhe OKB.

“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, ka theksuar ajo.

Ndërkaq në kontekstin e sigurisë rajonale Osmani ka përmendur edhe rrezikun nga ndikimi rus në Ballkan, ndaj e ka konsideruar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tejet të rëndësishëm.

Related posts

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci flet për gjendjen e të lënduarve pas aksidentit

D V

Memli Krasniqi kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

N E

OVL i reagon Bislimit për arkivat e UÇK-së: Njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është krahinë e Serbisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com