Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vjosa Osmani nis sot vizitën në Bruksel

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani nis sot vizitën dyditore në Bruksel ku do të takojë zyrtarë evropianë me të cilët do të diskutojë për dialogun dhe proceset integruese të vendit.

Fillimisht, Osmani do të ketë një takim me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Në kuadër të takimeve, Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Komisionarin për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidentja në detyrë do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.

Ndërkaq, sonte në mbrëmje, Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak. Ndërkaq nesër, në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Osmani do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.

Postime të ngjashme

Ish-deputeti i LDK-së: Në udhëheqësinë e partisë, duhet të thyhet monopoli

T E

Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: Thoshte se fitoj me duar në xhepa

T E

U shënua 24-vjetori i rënies së heroit Besnik Restelica

T E

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

T E

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...