Vjosa Osmani, për tragjedinë në Koçan: Një tragjedi përtej fjalëve

nga Redaksia

Prishtinë, 16 mars – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

Osmani në një reagim në “X” ka shkruar se kjo është një tragjedi.

“Lajme shkatërruese nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve”, është shprehur Osmani.

Presidentja tutje u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona.”, ka shkruar Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More