Kosovë

Vjosa Osmani: Shqipëria na ka borxh zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Zhurnal Ads

Osmani thotë e Shqipëria ia ka borxh Kosovës zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se kolonel Ahmet Krasniqi dha gjithçka për vendin dhe nuk mori asgjë si shpërblim përveç një plumbi të pabesë.

Pas përurimit të shtatores së tij në sheshin e Vushtrrisë, Osmani shtoi se Tirana ia ka borxh Kosovës zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit, duke shtuar se po flitet shumë për vrasje e tij, por që nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“Kontributi i tij i ka rrënjët thellë në liri dhe pa këtë vizion të tij dhe bashkëluftëtarëve tjerë, ne sot nuk do ta gëzonim lirinë. Vrasja tinëzare ishte tepër e rëndë. Ai u vra në Tiranë gjatë përpjekjeve titanike të tij për ndaljen e represionit të Serbisë”.

“Sot për të flitet shumë, por nuk është bërë asgjë për zbardhjen e vrasjes së tij. Ne e kemi borxh zbardhjen e vrasjes së tij. Në skenën tonë politike është bërë rutinore që të gjejnë strehë në bashkëpunim edhe ata që dikur rivalitetin politik e shihnin edhe në tytën e armës”.

“Zëri i kolonelit thërret për unifikim, por jo unifikim me krimin, por me ata që e duan Republikën sikurse Ahmet Krasniqi. Tirana ia ka borxh Kosovës dhe gjithë shqiptarëve zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit”.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se madhësia e një qyteti nuk matet me territor, por me trashëgimi, kulturore e patriotike. Vushtrria më herët dha Hasan Prishtinën e më pas UÇK-së, i dha Kolonel Ahmet Krasniqin. /eo

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës arreston 27 persona për 24 orë

admin

Nesër rivotohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, shqyrtohen edhe disa pika të mbetura

T E

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku intervistohet sot nga Gjykata Speciale në Hagë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...