Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vjosa Osmani sot kujtoi heroin e kombit, Ilir Konushevcin: Iliri dhe liria janë një

Presidentja Vjosa Osmani sot kujtoi heroin e kombit, Ilir Konushevcin, në 23 vjetorin e vdekjes së tij. Osmani u shpreh se Konushevci që nga vitet e 90-ta, Ilir Konushevci idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore.

“Fillimisht me grupin “Shqiponjat”, në funksion të mbrojtjes së pasurisë dhe gjërave të njerëzve në Kosovë, e më pas në radhët e UÇK-së, duke u bërë prijetar i saj në zonën e Llapit dhe furnizuesi i pashoq me armatim. Iliri dhe liria janë një.

Ai ra për lirinë e vendit, duke e përbrendësuar aktivitetin me emrin dhe kauzën. Në 23-vjetorin e rënies së gjeneral Ilir Konushevcit, përkulemi para veprës heroike të tij!”, shkroi Osmani në facebook. Sipas Osmanit, Konushevci ra për të na lënë pengun e vrasjes së tij, i cili do të marrë fund kur drejtësia ta thotë fjalën e vet.

Sot bëhen 23 vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushevci. Vrasja e Ilirit ka shkaktuar humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe shtabin e saj qendror. Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së ka shkruar rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ka qenë ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në./21Media

Postime të ngjashme

​Shoqatat e luftës në Dukagjin: Flamuri serb në Koshare – provokim për shqiptarët

Dafina Vidishiqi

Ganimete Musliu pyet: Kah po shkon ky vend?

Dafina Vidishiqi

Presidentja Osmani: Nuk kemi nevojë për një non-paper t’na tregojë çka të bëjmë

Dafina Vidishiqi

Agim Veliu tërë mllef pas shkarkimit, e quan maskaradë dhe lojë të ndyrë të Abdixhiku

Dafina Vidishiqi

Kosova në OKB edhe pa njohje nga Serbia

Dafina Vidishiqi

Merovci: Rugova ka qenë menaxher shumë i dobët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...