Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vjosa shkund liderët tjerë, merr mbi 30 mijë vota më shumë se Hoti, Hoxhaj, Haradinaj e Limaj bashkë

Vjosa Osmani, e cila me iniciativën e saj “Guxo” garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ka dalë kandidatja më e votuar në këto zgjedhje, duke lënë prapa vetes bartësit e listave dhe liderët e partive të tjera politike.

Telegrafi mëson se nga 80 për qind të votave të numëruara deri tani, pa votat e diasporës dhe ato me kusht, në zgjedhjet  e 14 shkurtit, Vjosa Osmani ka fituar 200, 245 vota, kurse Glauk Konjufca i LVV 125, 970 vota, ose rreth 75 mijë më pak se Osmani.

Ndërsa, kryetari në detyrë dhe bartësi i listës dhe kandidati për kryeministri i  PDK-së, Enver Hoxhaj mori gjithsej 73, 615 vota.

Bartësi i listës së LDK-së dhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Advullah Hoti, mori 50,204 vota, ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj Haradinaj ka marrë gjithsej 30,189 vota.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe bartësi i listës, Fatmir Limaj ka marr gjithsej 13,121 vota.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në vend me 47.85% të votave.

PDK doli partia e dytë më 17.41%, LDK e treta me 13.08%, kurse AAK fitoi 7.43% dhe Lista serbe 5.54%.

Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, duke marr vetëm 2.6% të votave.

Postime të ngjashme

Kryetari i Graçanicës thotë se 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia

T E

Kurti flet për formimin e Qeverisë së re, tregon se kur do të zgjidhet Vjosa Osmani presidente

T E

Prokuroria Speciale tërheq urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

T E

Elezi: Ende nuk dihet kur fillon procesi i numërimit të votave me kusht

T E

KQZ nis numërimin e votave me kusht

T E

Bajatoviq: Elita e SHBA-së ka nevojë të prodhojë probleme, por s’është lehtë të shantazhohet Serbia

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...