Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vladimir Putin ndryshon ligjin që të mbetet president deri në 2036

Legjislacioni i ri mund ta lejojë presidentin rus të jetë n`krye të shtetit edhe për dy mandate

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që i lejon atij të kandidojë edhe për dy mandate të tjera presidenciale, duke zgjatur potencialisht qeverisjen e tij deri në 2036.

Për Putin, i cili mbush 69 vjet këtë vit, ky është mandati i tij të katërt presidencial, i cili pritet të përfundojë në 2024.  Legjislacioni i ri mund ta lejojë atë të jetë në krye të vendit  edhe për dy mandate të tjera gjashtë vjeçare, nëse ai zgjedh të kandidojë sërish.

Ligji i ri zyrtarizon rezultatet e referendumit të vitit të kaluar mbi ndryshimet në kushtetutën e Rusisë.

Përpjekjet e Putinit më parë, për të qëndruar në pushtet kanë çuar në  protesta dhe kritika masive nga shumica. Në fillim të këtij viti, mijëra njerëz protestuan në të gjithë Rusinë për burgosjen e Alexey Navalny , i cili u arrestua në janar kur u kthye në vend pesë muaj pasi u helmua me agjentin nervor Novichok.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...