Agjencia Zhurnal.mk.

Vladimir Putin: Në momentin e duhur, do të zbuloj vetë pasardhësin tim

Pasardhësi i Putin? Kur të jetë momenti, do të jetë vetë Putin që do të japë detaje. “Për sa i përket personave apo personit që do të mund të drejtojë vendin, përgjegjësia ime do të jetë që jap udhëzime për ata që pretendojnë postin e presidentit”, u shpreh kreu i Kremlinit.

Ai dha këtë deklaratë gjatë konferencës së përvitshme në të cilën iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, dhe këtë herë zgjati 3 orë e 42 minuta. Putin iu përgjigj 70 pyetjeve. “Do të vijë momenti dhe shpresoj se do të kem mundësinë të pohoj se dikush do të jetë i denjë të drejtojë këtë vend të mrekullueshëm” shtoi Putin, i cili në fund të muajit prill zgjati reformën kushtetuese që do e lejojë të garojë për presidencialet dhe në 2024 dhe 2030, me perspektivën për të qëndruar në pushtet deri në vitin 2036.

Pyetjes për kalimin e pushtetit në të njëjtën mënyrë se si Jelsin ia kaloi atij, kreu i Kremlinit u përgjigj se ish presidenti nuk ia kaloi pushtetin, pasi Putin u zgjodh në vitin 2000 me 52.9 % të votave, pasi kishte qenë fillimisht kryeministër. Putin u shpreh e kur Jelsin i propozoi të garonte për president, ai iu përgjigj se nuk ndihej gati.

Presidenti rus tha se kishte marrë vaksinën ruse anti-Covid Sputnik V, duke theksuar se vaksinimi është mënyra e vetme për të dalë nga pandemia.

Putin: Ukraina kontrollohet nga udhëheqësit perëndimorë

“Çfarë dobie ka takimi me Zelensky kur ai ua ka dhënë kontrollin e plotë të vendit udhëheqësve perëndimorë? Vendimet kryesore po merren në Uashington dhe Berlin dhe Paris,” tha Putin duke vënë në pikëpyetje takimin me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Unë nuk po refuzoj të takohem me Zelensky. Thjeshtë është e nevojshme të dimë se për çfarë duhet të flasim,” shtoi ai.

Ukraina është në luftë me separatistët pro-rusë që nga viti 2014. Pas një periudhe qetësie vitin e kaluar, konflikti u përshkallëzua përsëri në fillim të vitit 2021. Në prill, ndërsa Rusia vendosi më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit ukrainas dhe në Krime, Zelensky ftoi Putin të takohej në Ukrainën lindore.

Putini nuk e pranoi atë ofertë, duke thënë që lideri ukrainas ishte i mirëpritur në Moskë “në çdo kohë”./abcnews.al

Related posts

Banka gjermane ngrin llogarinë e shoqatës hebreje antisioniste

Xh M

Qeveria spanjolle bllokon iniciativën për pavarësinë e Katalonjës

Xh M

Katër të vrarë gjatë një sulmi me thikë në SHBA

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy