Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vlefshmëria e pasaportave të skaduar të shtetasve tanë në diasporë do të vazhdohet deri në fund të vitit

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Për t’u dalë në ndihmë shtetasve tanë jashtë vendit pasaportat e të cilëve kanë skaduar ose vlefshmëria e tyre skadon këtë vit, do të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që vlefshmëria e këtyre dokumenteve të udhëtimit të zgjatet deri në fund të vitit, paralajmëroi sot Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ai theksoi se diplomatët tanë me ekipe mobile do i fotografojnë shtetasit tanë jashtë vendit për t’ju lëshuar atyre pasaporta të reja, me çka deri më tani janë lëshuar mbi 7.000 dokumente udhëtimi, por se ka problem me shtetasit e vendit me pasaporta të skaduara që janë në Kinë.

“Nëse ekipet mobile shkojnë në Kinë për t’i fotografuar 12-të shtetasit tanë, ata do të duhet të jenë në karantinë për 30 ditë. Prandaj, gjetëm një zgjidhje tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ta zgjasë vlefshmërinë e pasaportave deri në fund të vitit, me ndryshimit të ligjit, në mënyrë që qytetarët t’i përdorin pasaportat aktuale me datë të skaduar”, tha Osmani.

Ai theksoi se i mohon thashethemet se ka probleme me shkëmbimin dhe lëshimin e pasaportave të shtetasve tanë jashtë vendit dhe se kjo është një fenomen masiv.

“Mënyra më e thjeshtë është me një ndryshim ligjor ta zgjasim kohëzgjatjen e pasaportave të tyre deri në fund të vitit”, tha Osmani, duke shtuar se bota është megjithatë në krizë me pandeminë e Kovid-19 dhe ne duhet t’i përshtatemi kushteve të krizës.

Postime të ngjashme

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

Programi i ri arsimor “Erasmus + (2021-2027)” me buxhet të dyfishuar

B L

Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Z H

ASH-AAA: Tërheqim amandamentet pasi të zyrtarizohet se VMRO i ka tërhequr nga ligji për shtetësi

B L

Rasti “Thesari”: 8 vite burg për Sasho Mijallkov

Z H

Sindikalistët thërrasin në protestë, të drejtat shkelen edhe në kohë pandemie

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...