VLEN akuzon BDI-në se është përpjekur të flijojë Blerim Ramadanin për të shkaktuar tensione dhe prishje të raporteve me Kosovën

nga Redaksia

Shkup, 17 gusht – Opinioni duhet ta dijë të vërtetën për rastin Blerim Ramadani. BDI-ja u përpoq që përmes instalimeve të saj në gjyqësor të shkaktonte përkeqësim të marrëdhënieve me Kosovën, gjë që duhej të rezultonte me tensione në Maqedoninë e Veriut.

Fatmirësisht Blerim Ramadani e ka lexuar me kohë skenarin e tyre. Logjistika kryesore për flijimin e Blerim Ramadanit ishte Islam Abazi i Zajazit, i cili vepronte me urdhër të Ali Ahmetit dhe Blerim Bexhetit. Janë tri akte gjyqësore që vërtetojnë se BDI-ja ka punuar fillimisht që të mos caktohet masa e arrestit shtëpiak, pastaj ajo të anulohet dhe Blerim Ramadani fillimisht të kthehet në burgun hetimor, e më pas të ekstradohet në Serbi.

Plani i BDI-së ishte ta përdorte këtë për retorikë nxitëse për të krijuar një revoltë te shqiptarët dhe për të akuzuar koalicionin VLEN.

Është e qartë se kjo kryesi e kriminalizuar e BDI-së nuk ka më asgjë të shenjtë. As kauza e UÇK-së, as vepra e luftëtarëve, të gjallë e dëshmorë, as Marrëveshja e Ohrit. Duke u përpjekur të shpëtojnë nga përgjegjësia penale dhe të ruajnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, ata janë gati për çdo gjë! Edhe të sakrifikojnë Blerim Ramadanin për të shkaktuar tensione.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More