VLEN: BDI dhe satelitët e saj kanë shkatërruar kulturën shqiptare

nga D V

Shkup, 6 gusht – BDI dhe satelitët e saj vazhdimisht kanë nëpërkëmbur kulturën shqiptare, dhe e fundit nga kjo nëpërkëmbje është edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut me drejtorin e këtij institucioni, Shkodran Tolaj, i cili si arritje në karrierë ka vetëm faktin që është këngëtar personal i Ali Ahmetit, akuzojnë sot nga koalicioni VLEN.

Rrëfimet e punonjësve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, theksojnë nga atje, janë skandaloze dhe të tmerrshme.

“Ky person, në vend që të merret me avancimin e kulturës, është marrë me gjithçka tjetër përveç se me detyrën e tij primare, gjë që është emblematike për partinë që ka qeverisur këtë vend për 22 vite me kuadro joprofesionistë. Në vend se të zgjidhë statusin e punonjësve, ai ka zgjedhur t’i lë pezull dhe t’i degradojë, duke shfaqur arrogancën dhe mungesën e përgjegjësisë.

Koalicioni VLEN, si pjesë e qeverisë, dënon ashpërsisht veprimet e drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, Shkodran Tolaj.

Ai kishte mundësinë të zgjidhë statusin e artistëve, por zgjodhi të ndjekë të njëjtën rrugë të paaftësisë dhe neglizhencës si çdo institucion tjetër që udhëhiqet nga BDI dhe satelitët e saj”, thonë nga VLEN.

Nga atje i bëjnë thirrje edhe prokurorisë publike që të hyjë në këtë institucion dhe të sheh nëse ka shkelje edhe më të mëdha të punës së tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More