VLEN: BDI përmes kryeshefit të SPB-Tetovë ushtron dhunë dhe trysni në zonën e 6-të zgjedhore (VIDEO)

nga Redaksia

Shkup, 19 prill – Kriminelët dhe të korruptuarit e pushtetit, ditëve të fundit po përdorin çdo mekanizëm për të ushtruar presion dhe trysni ndaj qytetarëve të cilët nuk i mbështesin ose nuk dalin nëpër tubimet e BDI-së dhe Frontit të tyre. Ky fenomen edhe më i theksuar është në njësinë e gjashtë zgjedhore, thekson Sedat Sulejmani nga koalicioni opozitar VLEN në konferencën për media.

Sulejmani mëtej thekson se për më shumë se një muaj, Tetova është shndërruar në qytet ku bandat në mes të ditës gjuhen mes veti, ku të burgosurit lëvizin të lirë. Ndërsa policë të caktuar për çdo ditë u bëjnë presion qytetarëve të njesisë së gjashtë zgjedhore, madje edhe përmes thirrjeve në telefon, që të dalin nëpër tubimet e BDI-së dhe të votojnë BDI-në në zgjedhjet e ardhshme. E gjithë kjo ndodh prej kur BDI në mënyrë të jashtëligjshme, e mban në detyrëkryeshefin e Sektorit të Punëve të Brendshme, Shefik Bajrami i cili njihet si dorë e ligë dhe hakmarrëse e BDI-së.

Qytetarët në Tetovë janë tepër të trishtuar nga krimet dhe ngjarjet që ndodhën në Tetovë prej kur Shefik Bajrami u vendos joligjërisht si shef i SPB-së. Duke marrë parasysh incidentet dhe zhvillimet e përditshme, pyesim drejtpërdrejt Ministrin e Punëve të Brendshme:

– A është nën kontroll të ministrit të Punëve të Brendshme edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe kryeshefi ShefikBajrami?
– A e ka nën kontroll situatën dhe të punësuarit e SPB Tetovë kryeshefi?
Përse kryeshefi me vetë dëshirë ka pranuar degradim të vetin prej pozitës “ndihmës drejtor”në “kryeshef i SPB” Tetovë edhe atë vetëm disa ditë para formimit të Qeverisë teknike?

Nga ana tjetër, pyesim edhe BDI-në:

Ministri kërkon nga Qeveria shkarkimin e Kryeshefit të SPB – Tetovë, por Qeveria e mban atë në pozitë në mënyrë jashtë ligjore. Pse?!!
Cili është roli i kryeshefit të vendosur nga BDI?! Çka pret Qeveria nga ky kryeshef?! Të krijon siguri gjatë procesit zgjedhor apo të bëjë kontrolle të kamionëve të ndermarjeve publike në Tetovë dhe Gostivar?!
Apo të krijojë panik dhe pasiguri tek qytetarët?!

Derisa BDI tu përgjigjet këtyre pyetjeve, ne do ua tregojmë detyrën e saktë të këtij kryeshefi të SPB Tetovë të emëruar nga BDI!
Videot dhe fotografitë e tubimeve të BDI-së në rrejtet sociale dhe në media dëshmojnë se ky kryeshef, ka për detyrë të menaxhojë me policët dhe inspektorët e policisë se kush në cilin shtab të BDI-së duhet të shkojë, duke i pasur personalisht në kontroll ata pjesëtarë të policisë edhe në tubimet e BDI-së!

Po i tregojmë vetëm disa nga ato fotografi, ku edhe shihet personalisht shefi i SPB Tetovë se si shëtitet nëpër aktivitetet partiake dhe mban në presion qytetarët por edhe të punësuarit e në polici. KËTO JANË VETËM DISA NGA FOTOGRAFITË E VETË SHEFIT TË SPB TETOVË DHE DISA INSPEKTORËVE TË KONTROLLUAR NGA AI NËPËR SHTABET E BDI-SË NË TETOVË DHE GOSTIVAR, NË TË CILAT ËSHTË PREZENT EDHE ARIF ASANI DHE ARDIT XHAFERI të cilët janë edhe këshilltarë në kabinetin e zv/ministrit Nazim Bushi, theksoi Sulejmani.

Këto fotografi do ua dërgojmë të gjithë ambasadave dhe institucioneve relevante ndërkombëtare, që të kenë pasqyrë më të qartë rreth asaj se si zhvillohet situata gjatë fushatës dhe sa do të jenë demokratike dhe korrekte zgjedhjet në rajonin e Tetovës dhe më gjërë.
Por edhe një herë i dërgojmë pyetje ministrit të Punëve të Brendshme: Si mendoni zotri ministër i MPB-së, a do të kemi zgjedhje të qeta dhe të rregullta edhe ne zonën e 6 zgjedhore?!

A duhet të jemi të shqetësuar për shkak të ketij personi i cili sapo u “vetdegradua” në Tetovë ndodhën këto vrasje dhe incidente dhe askush nuk e mori në pyetje për ti kërkuar llogari, përkundrazi e mbroni atë?! Apo do ta lini zonën e zgjedhore në dorën e BDI-së dhe kriminelëve të saj?, përfundoi Sulejmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More