VLEN dhe BDI të bindura për fitore në zgjedhje lokale!

nga I.A

Shkup, 3 shkurt – Meqë jemi në vitin e zgjedhjeve lokale që tani partitë politike kanë filluar të flasin, reagojnë, e punojnë për këtë fakt që të dalin sa më mirë në zgjedhjet lokale. Mbase, këto zgjedhje do të jenë vendimtare edhe përcaktuese të rrethanave politike edhe në nivel qendror. Prandaj, që tani VLEN bindshëm flet që do të jetë fituese absolut në zgjedhjet lokale, derisa nga BDI akuzojnë se VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e VMRO-së, shkruan Zhurnal.

Zhurma për zgjedhjet lokale ka filluar –

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratës së fundit të kreut të LD-së, Izet Mexhiti, i cili tha se në zgjedhjet lokale koalicioni VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në.

Nga BDI thonë se dallimi mes tyre dhe VLEN është se ata e marrim fuqinë nga populli, derisa sipas tyre, VLEN e marrin nga të tjerët.

“Deklaratat e fundit mbi të ashtuquajturën “mbështetje të ndërsjellë” me VMRO-DPMNE-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty ku nuk ka as mbështetje, as legjitimitet. Realiteti është i qartë: ata nuk mund të fitojnë asnjë garë pa ndihmën e të tjerëve, sepse shqiptarët tashmë i kanë refuzuar. Në zgjedhjet e fundit, shqiptarët dhanë një mesazh të qartë: ata nuk i shohin si përfaqësues të tyre. Koalicioni i tyre u refuzua nga votuesit dhe sot, me një parti që nuk kalon as 1% mbështetje, nuk po përpiqen të rikthejnë besimin e shqiptarëve, por po kërkojnë shpëtim diku tjetër. Prandaj, kanë zgjedhur t’i dorëzohen një partie maqedonase, duke shpresuar se votat e saj do t’i mbajnë politikisht në lojë. Fitorja nuk blihet, as nuk huazohet. Fitorja fitohet. Dhe ne do ta fitojmë sërish!”, thonë nga BDI.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e koalicionit VLEN, të cilët thanë se BDI që tani po përgatit terren për të mos pranuar disfatën në zgjedhjet lokale/

“Çdokush që e ka nënvlerësuar inteligjencën e shqiptarëve është penduar, herët apo vonë. Meqë kjo udhëheqësi arrogante, e korruptuar dhe e kapur e BDI-së vazhdon ta injorojë vullnetin e shumicës së shqiptarëve, shumë shpejt do të marrë ndëshkim të ashpër.Epshi i tyre për të qenë në pushtet me çdo kusht do të rezultojë në një referendum kundër tyre në zgjedhjet lokale. Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk e falin hipokrizinë e tyre! BDI i lutej mandatarit të atëhershëm, Mickoski, që t’i merrte ata në vend të VLEN-it në Qeveri. Oferta e BDI-së, e dërguar përmes ndërmjetësuesve te Mickoski, ishte katër ministri pa kryetar Kuvendi, plus marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale në Kërçovë dhe Strugë, ku të paktën një kandidat i përbashkët për kryetar komune i VMRO-së dhe BDI-së do të ishte maqedonas”, janë përgjigjur nga koalicioni VLEN që janë pjesë e pushtetit.

Mes tjerash VLEN kanë ngritur edhe pyetje dyshuese mbi mundësinë e destabilizimit të situatës në vend për të vetmen arsye që BDI mos të pranojë humbjen.

“A është e vërtetë se, me Mijallkovin, po përgatitni skenar për incidente parazgjedhore dhe zgjedhore, me qëllim që të mos e pranoni humbjen në zgjedhjet lokale dhe të shkaktoni krizë politike?”, kanë pyetur publikisht VLEN.

E mira e rëndësishme e këtyre polemikave që po zhvillohen kohës së fundit është fakti se kampi politik shqiptarë është etabluar në dy taborë, në dy opsione. Pra, nuk ka më shumë parti sikurse në të kaluarën, kjo gjë dukshëm ndikon në rritjen e faktorizimit të shqiptarëve.

Megjithatë, VLEN si të ri në qeveri nuk duhet të bëjnë gabimet e njëjta. Kujtojmë që, kur u çrrënjos nga pushteti BDI që kishte qeverisur për dy dekade, këta të fundit për një vit qeverisje çrrënjosen shumë më lehtë e shumë më shpejt. E për këtë ekziston verdikti i popullit, pra qytetarët kanë çekanin në duar me çka do të vendosin në zgjedhjet lokale të shpërblejnë apo të ndëshkojnë.

Me gjithë kompromisin që mund ta bëjë populli kuptohet që janë në fillim të qeverisjes është fazë adaptimi. Por kurrsesi qytetari nuk e falë injorimin apo neglizhimin. Prandaj, të gjithë funksionarët që janë pjesë e këtij ekzekutivi duhet të jenë vigjilent e sy hapur në secilin hap që e bëjnë.  Takimet me qytetarët duhet t’i kenë rutinë, sepse qytetarët janë ata që ia dhënë këtë mundësi për të qeverisur me vendin. Pos kësaj qytetarët janë mësuar me mos përfillje apo arrogancë politike, e për t’ia dëshmuar ndryshimin në vepër duhet të veprojnë ndryshe sepse nuk do të kishte kuptim ndryshimi i pushtetit kur sjelljet mbesin të njëjta. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More