Shkup, 1 tetor – VLEN në emër të ndryshimit u bënë pjesë e qeverisë së tanishme, por duhet të veprojnë në mënyrë të furishme drejt sjelljes së ndryshimit. Ndryshimi në vepër nga ndryshimi në letër e ndanë një lum i tërë. Nëse koalicioni VLEN vazhdojnë punën në qeveri përmes kopjimit të BDI-së, i bie që qytetarët do ta kuptojnë shumë lehtë e thjesht dhe aspak nuk do ta vlerësojnë, përkundrazi do ta ndëshkojnë sepse qytetari rëndomtë nuk ka nevojë për kopje duke e pasur në mes origjinalitetin. Qytetarët e këtij vendi janë hallexhi dhe nevojtarë për shumëçka prandaj funksionarët e VLEN-it nuk duhet të veprojnë si ata të BDI-së që mos t’ia hapin telefonatat qytetarëve, shkruan Zhurnal.
VLEN kaloi 100 ditshin në qeveri, nuk duhet të bëjë gabimet e BDI-së –
Sa më larg qytetarëve më pak përgjegjësi në punën që bëjnë, por shumë shpejt vjen momenti dhe koha kur do të kenë nevojë për këta qytetarë. Por, kjo largësi dhe distancim i krijuar ndër vite gjithsesi që do të reflektojë edhe në zgjedhje cila do qofshin që ndodhin.
Katër vite në pushtet kalojnë më shpejta se sa ata kanë dëshirë të kalojnë, sepse koha nuk varet nga dëshirat e askujt por është proces natyror që ec pa u ndalur. Megjithatë, kur një parti politike qëndron për një kohë të gjatë në pushtet krijon një vetbesim të shtuar që mundet të funksionojë edhe pa i dëgjuar e zgjidhur hallet e nevojat e qytetarëve. E kjo më së miri u dëshmua nga BDI që tani më janë në opozitë.
Kritika më e madhe për përfaqësuesit e kësaj parti politike ishte “ u bënë mendjemdhej” nuk u përgjigjeshin në telefonata dhe nuk dëgjonin hallet e qytetarëve. E ky gabim i kësaj partie i kushtoi mjaftueshëm duke e larguar edhe nga pushteti tani kanë kohë reale e mundësi të shumta për të reformuar dhe përmirësuar në këtë drejtim.
Koalicioni VLEN si tërësi për herë të parë janë pjesë e pushteti, pak ditë ka që kanë përmbushur 100 ditshin e parë të qeverisjes. Kjo kohë e shkurt asesi nuk duhet të reflektojë si përgjigje e veprimeve të tyre edhe në të ardhmen.
VLEN nuk duhet të injorojnë qytetarët, por duhet të jenë sa më afër tyre, për të dëgjuar secilin hallë e brengë të tyre, sepse vetëm përmes kësaj qasje përafrohen me qytetarët. E pastaj ky përafrim shpërblehet dhe nuk neglizhohet edhe nga ana e qytetarëve.
Izet Mexhiti porosi funksionarëve: përgjigjuni telefonatave mos u bëni arrogant –
Një pjesë e fjalimit të zv.kryeministrit të parë shqiptar, Izet Mexhitit që iu drejtua funksionarëve të koalicionit VLEN në organizimin promovues të 100 ditshit në qeverisje ishte porosia për transparencë dhe punë. Gjë, që në të vërtetë është gjëja që më së shumti kanë nevojë në këtë periudhë të gjithë funksionarët e VLEN-it.
“Të dashur funksionarë të zgjedhur dhe emëruar, po ju flas juve me gjuhën që e kuptojnë të gjithë: Përgjigjuni Telefonave! Mos u bëni arrogantë! Mos harroni se pushteti dhe fuqia janë kategori të ndryshme dhe mos i trajtoni si të përjetshme!”, tha zëvendës kryeministri, Izet Mexhit, në fjalën e tij gjatë ceremonisë për 100 ditshin e qeverisjes.
Kjo porosi dhe ky mesazh mes rreshtave flet shumë. Mexhiti është i vetëdijshëm se si qytetarët e zonës prej ku vjen vet ai ngjashëm edhe qytetarët e gjitha zonave tjera nuk e pranojnë, nuk e duan, e as nuk e falin injorimin që u bëhet nga politikanët. Qytetarët janë ata që ta japin shancen e ta marrin po nuk dite ta përdorësh ashtu siç duhet. Injorimi, mashtrimi, gënjeshtra që u bëhet qytetarëve në këtë fazë do tu kushtojë shumë e shumë gjatë vite gjithë këtyre funksionarëve që tani e kanë mundësinë të jenë sa më afër qytetarëve.
E ky veprim i funksionarëve të VLEN-it nuk është edhe aq i lehtë për faktin që kemi të bëjmë me një numër më të madh të partive politike të cilët kanë marrë pozita në bazë të marrëveshjes së tyre me të cilën e kanë ndërtuar këtë koalicion. Pra, nga këtu kuptohet fakti kemi të bëjmë me njerëz që janë rritur politikisht në subjekte të ndryshme partiake, me fjalë të tjera kanë shkolla të ndryshme politike. Por, kjo nëse është vështirësi nuk duhet të jetë pengesë për të mos i tejkaluar dhe harmonizuar mendimet dhe idetë që bashkërisht të ndërtojnë një shtyllë të fuqishme mirëbesimi për qytetarët.
VLEN ka kaluar muajin e mjaltit tani duhet t’i rreket punës dhe të takohet me qytetarët sa herë që ata kanë nevojë, pse jo që të gjithë funksionarët të mblidhen bashkërisht dhe të caktojnë termin të përshtatshëm e të zhvillohen edhe takime periodike për të vetmen arsye avancimin e bashkëpunimit me qytetarët. Në të kundërtën dihet, sa më larg qytetarëve aq më larg pushtetit. /Zhurnal.mk