VLEN emëron pesë profesorë universitarë për zv/ministra

nga Redaksia

Shkup, 18 korrik – Nga gjithsej 7 zv. ministra të cilët vijnë nga radhët e Koalicionit VLEN, pesë nga këta janë nga bota akademike, profesorë universitarë, shkruan zhurnal.mk.

Flakron Bexheti, doktor shkence do të jetë zv/ministër i Bujqësisë, Kaltrina Zekolli, doktor shkence do të jetë zv/ministre e Transportit, Lulzim Aliu, doktor shkence do të jetë zv/ministër i Arsimit, Astrit Iseni, doktor shkence është caktuar të jetë zv/ministër në MPB, si dhe Safije Sadiki Shaini zv/ministre e Sportit, është doktorante dhe ligjëruese në universitet.
Sedat Sulejmani është emëruar zv/ministër i Kulturës, ndërsa Elfete Ismaili është emëruar zv/ministre e Mbrojtjes, të dy profesionistë të shquar.

Flakron Bexheti është ligjërues në Universitetin “Nënë Tereza”, njëjtë Kaltrina Zekolli dhe Safije Sadiki Shaini. Astrit Iseni është ligjërues në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani” dhe Lulzim Aliu i cili ligjëron në Universitetin “Kirili dhe Metodi”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More