VLEN: Fillon rikonstruktimi i rrugës Orizare-Sllupçan

nga Xh M

Likovë, 26 prill – Në Komunën e Likovës ka nisur sot projekti i rikonstruktimit të rrugës Orizare-Sllupçan, një investim me vlerë prej 900 mijë eurosh. Projekti është miratuar unanimisht nga këshilli komunal, pavarësisht përkatësisë politike të këshilltarëve.

Këshilltari i Alternativës në Komunën e Likovës, Iljasa Abazi, theksoi se të gjitha projektet që janë në të mirë të qytetarëve janë përkrahur nga të gjithë këshilltarët. Ai vuri në pah se dokumentacioni i përgatitur nga Komuna e Likovës është pranuar nga koalicioni VLEN pa asnjë refuzim, çka dëshmon përkushtimin për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.

Përveç rikonstruktimit të rrugës, në fshatin Orizare ka nisur edhe rregullimi i lumit, ndërsa në Ropalcë po ndërtohet një terren i hapur sportiv. Ndërkohë, në kuadër të mbështetjes së sportit lokal, koalicioni VLEN do të ndërtojë tribunat në stadiumin “AbdulMexhit Shahini”, falë ndihmës së zonjës Safije Sadiku Shahini, zëvendësministre, e cila ka ndarë fonde për mbështetjen e klubeve sportive.

Ky investim shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës sportive në komunën e Likovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More