Shkup, 2 prill – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të lartë të koalicionit VLEN, morën pjesë në hapjen e shtabeve zgjedhore për komunën e Butelit dhe të Shuto Orizarës.
“Prezenca e qindra aktivistëve dhe përkrahësve në çdo hapje shtabi dëshmon se shumica dërrmuese e shqiptarëve tashmë e kanë ndarë mendjen dhe janë radhitur pas koalicionit që do ta sjellë ndryshimin më 24 prill dhe 8 maj”, thuhet në njoftimin e VLEN.