VLEN-i prezantoi programin ekonomik para bizneseve shqiptare

nga Redaksia

“Sot kishim kënaqësinë që të bisedojmë me bizneset shqiptare, pjesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, rreth programit ekonomik të koalicionit VLEN për 4 vitet e mandatit tonë.

Prezantuam para tyre tri reforma kryesora që synojmë t’i sjellim si risi, në dobi të qytetarëve dhe të bizneseve:

-NDËRMARRJET SHTETËRORE NË DORË TË QYTETARËVE – synojmë që qytetarët të marrin 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike.

-KRIJIMI I BANKËS SHQIPTARE – synojmë që brenda mandatit të krijojmë kushtet për themelimin e bankave me kapital dominues shqiptar, me fokus kryesor financimin e bizneseve shqiptare në vend.

-FORCIMI I ZONAVE TË LIRA EKONOMIKE SHQIPTARE – synojmë që zonat e lira ekonomike në komunat shqiptare të kenë zhvillim të njëjtë sikurse ato në komunat maqedonase.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore u nda e kënaqur me propozimet tona, ndërsa ne i sigurojmë se te Qeveria e VLEN-it do të gjejnë partner të besueshëm e të përkushtuar. Viznesi shqiptar VLEN!” – thuhet në kumtesën e opozitës shqiptare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More