VLEN / Koçan: Në këto momente zie dhe dhimbjeje, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave

nga Redaksia

Shkup, 16 mars – Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh kemi marrë lajmin për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në diskotekën në Koçan, ku shumë qytetarë humbën jetën dhe të tjerë u lënduan. Në këto momente zie dhe dhimbjeje, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidarizohemi me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi, transmeton zhurnal.

Në shenjë respekti për jetët e humbura dhe në solidaritet me familjet e prekura, Koalicioni VLEN anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot, përfshirë edhe konferencën për shtyp. Në këto momente të vështira, jemi pranë të gjithë atyre që po përballen me pasojat e kësaj tragjedie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More