Shkup, 7 shtator – Kolicioni VLEN përmes një komunikate ka reaguar ndaj “Frontit Evropian”, për siç shkruan në komunikatë, “artikuj e porositur” për dështimin e ligjeve që ishin parashtruar për të fshehur kërkesën për interpretim autentik të VLEN-it.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e VLEN-it.
Në vend se të kërkojnë falje që janë kapur 100:0 në krimin me kazinotëonline, i ashtuquajturi Fronti Evropian porosit artikuj për dështimin e ligjeve që ishin parashtruar për të fshehur kërkesën për interpretimautentik të VLEN-it.
Qytetarët janë të vetëdijshëm për dyfytyrësinë emoralistëve të rremë, të cilët nuk kanë guxim të denoncojnë skandalin më
të fundit – arrestimin e Safet Miftarit, një kadër i tyre nga Bogovina, i kapur në flagrancë duke organizuar lojëra të paligjshme online. Kjo është fytyra e vërtetë e tyre! Ata që mbollën farën e bixhozit në shtëpitë tona, tani përpiqen të shpërqendrojnë opinionin përmes megafonëve të tyre të kontrolluar.
Fronti Evropian nuk mbështeti kërkesën tonë për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit, sepse kjo do t’i cenonte interesat e tyre kriminale. Arrestimi i Safet Miftarit është dëshmi e qartë e përfshirjes së tyre në këto aktivitete të paligjshme.
VLEN është e vetmja forcë politike që angazhohet për të hequr bixhozin nga shtëpitë tona, ndërkohë që BDI dhe satelitët e saj, përmes qeverisjes së saj 22-vjeçare, kanë krijuar pengesa ligjore për të pamundësuar këtë. Kuadrot e tyre më të larta janë përgjegjësit kryesorë për instalimin e kësaj sëmundjeje që po shkatërron familjet tona.
VLEN ka një plan të qartë, ndërsa interpretimi autentik është vetëm hapi i parë. Pas kësaj, do të përballemi me krimin e krijuar nga qeveria e mëparshme dhe lotaria shtetërore.
Brenda një afati të arsyeshëm, do të ketë edhe një ligj të ri për lojërat e fatit, me të cilin do të zvogëlohet numri i kazinove për të paktën për gjysmë.