VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO

nga Xh M

Shkup, 12 prill – Hristijan Mickoski nuk ka marrë përgjigje nga opozita shqiptare për ofertën e tij për koalicion. Ai dje tha se oferta e koalicionit ka qenë zyrtare dhe pret që marrëveshja eventuale me koalicionin “Vlen” të ndodhë edhe para fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe para votimit për përbërjen e ardhshme parlamentare. Koalicioni “Vlen” sot theksoi se ka kohë për të diskutuar dhe se tani është shumë herët. Ata do të ishin ulur për të diskutuar për programin dhe përbërjen e Qeverisë së re pas, siç thonë ata, fitores që do ta korrin në bllokun shqiptar.

“Të gjithë ikin nga BDI-ja, jo vetëm VMRO-ja, por edhe LSDM-ja është hakmarrë së fundi për marrëdhënie jokorrekte, për partner të padëshiruar për skandalet e mëdha korruptive, ndërhyrjet në gjyqësor etj. Faleminderit Mickoskit, por tani jemi të përkushtuar për zgjedhjet presidenciale”, deklaroi Izet Mexhiti – Koalicioni “Vlen”.
Ofertën e VMRO-DPMNE-së për koalicion me opozitën shqiptare e kanë komentuar sot edhe socialdemokratët. Sipas tyre, Mickoski nuk ka marrë përgjigje për shkak të agjendës evropiane.

“Qëllimi i vetëm i DPMNE-së është mbajtja e shtetit të bllokuar, të izoluar, kundër agjendës evropiane, të cilën çdo subjekt politik në shtet e mbështet”, tha Sanela Shkrijelj – LSDM.

Më herët opozita shqiptare tha se ka një të ashtuquajtur marrëveshje xhentëlmene me partitë shqiptare në pushtet, se ndryshimet kushtetuese për vazhdimin e rrugës së integrimit europian do të jenë kusht për formimin e Qeverisë së ardhshme. Ata thonë se do të tentojnë ndryshimin e Kushtetutës në gjashtë muajt e parë të përbërjes së re të qeverisë. Në anën tjetër, BDI thotë se nuk është marrëveshje xhentëlmene, por dokument i shkruar. Në dokumentin, i cili është nënshkruar nga shumica e liderëve të partive shqiptare, thuhet se ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet para se të konstituohet Qeveria e re. Opozita shqiptare pretendon se nuk ka asnjë dokument të shkruar – nëse ka BDI-ja një të tillë duhet ta publikojë, përndryshe gënjen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More