Shkup, 18 qershor – Akoma pa u bërë qeveria e re pjesë e së cilës do të jetë edhe koalicioni opozitar VLEN gjërat kanë ndryshuar shumë. Nëse dikur partia më e fuqishme ishte ajo më e pushtetshmja BDI sot kjo parti bashkë me një grup parti tjera të vogla kanë ngelë pa pushtet dhe me automatizëm pa fuqi. Përkrahja ndaj tyre është ulur dukshëm, dhe kjo me automatizëm rritë përkrahjen tek opsioni tjetër shqiptarë partitë që janë pjesë e pushtetit. Mbase, ndokush për çështje interesi për të ruajtur vendin e punës, ndokush për tu punësuar e ndokush pasi beson në programin e tyre dhe ka qenë i vendosur për ta dërguar dhe lënë një kohë të gjatë BDI-në në opozitë, shkruan Zhurnal.
Sondazhi fundit tregon që VLEN prinë para Frontit Evropian –
Sondazhi i fundit i realizuar nga organizata IPSOS, e ka renditur koalicionin VLEN-in para Frontit Evropian. Ky sondazh i publikuar në qershor, tregon se koalicioni VLEN ka mbështetje prej 7,8% te qytetarët, ndërsa “Fronti Evropian” 6,9%. Sondazhi është realizuar në terren dhe nxjerr për herë të parë VLEN-in para Frontit Evropian. Sipas Sondazhit, VMRO-ja dhe koalicioni ka 20% më shumë mbështetje se LSDM-ja dhe koalicioni, kurse edhe “E Majta” gëzon më shumë mbështetje se Fronti Evropian.
Duhet ta marrim për bazë faktin që sondazh është realizuar akoma pa u formuar dhe filluar me punë qeveria e re. Që i bie se një muaj më vonë gjërat mund të ndryshojnë edhe më shumë. Përkrahja për VLEN të rritet akoma më shumë, pasi nëse qeverisin ashtu siç kanë premtuar i bie që qytetarët nuk do t’i ndëshkojnë thjeshtë secilit e secilës do t’i ofrojnë atë që kërkon dhe atë që e meriton.
Kjo zbehje e përkrahjes ndaj Frontit Evropian ka qenë e pritshme dhe e ditshme pasi kishim të bëjmë me një koalicion pjesë e të cilit ishin liderët që kishin hasmëri e armiqësi politike mes tyre. Që kjo me automatizëm reflektonte një koalicion prej zori dhe se asgjë tjetër nuk i bashkonte pos interesit dhe luftës së përbashkët për ta zgjatur sa më shumë qëndrimin në pushtet.
Bashkimi opozitës shqiptare dha rezultat –
Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare në emërimin e përbashkët Lidhja Evropiane për Ndryshim ndikoi që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.
Lëvizja Besa si parti opozitare e fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Lëvizja Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë. Gjë që rezultoi suksesshëm edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare 8 maj
Nga ana tjetër Alternativa dhe Lëvizja Demokratike së bashku reflektuan se qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrën numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, madje LD duke fituar bindshëm në zonën 1.
Kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikoi në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë. Dhe, ky rezultat nuk duhet të shkoj për huç por duhet të jetë forcë shtytëse drejt krijimit të një partie të fuqishme në bllokun shqiptarë.
Kujtojmë që, bashkimi opozitarë ishte një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe ndikoi në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe ishin pro secilit bashkim. Dhe, kur një koalicion i tillë ndikoi qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve për opozitën shqiptare mund të paramendohet çfarë do të sjellë krijimi i një partie të vetme.
Do të ketë fuqizim, një lider, një ide, një qëllim, e të gjitha këto do të harmonizohen vetëm me shkrirjen e VLEN në një parti. Pjesën tjetër do ta vlerësojnë vetë qytetarët, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga bajraktarizmi i stërtepruar duke prodhuar lider mëhallash, tani është momenti i duhur për të bërë ndryshimin e duhur. /Zhurnal.mk