VLEN: Për planet e tyre për të nxitur tensione, BDI-së po ia tërheqin veshët si Miushit Miki

nga D V

Shkup, 28 gusht –  Nga VLEN thonë se agjenda reformuese e qeverisë së re është një konfirmim i drejtpërdrejtë se po punohet për të dinamizuar anëtarësimin e plotë në BE. Thonë se akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë iluzione.

“LSDM dhe BDI janë si vëllezër në iluzionet e tyre. Njëri beson se ka monopol mbi agjendën euroatlantike, tjetri se ka monopol mbi partneritetin strategjik me SHBA. As njëra, as tjetra nuk janë të vërteta. Deri dje, LSDM deklaronte se për qeverinë e re, BE-ja nuk ishte prioritet, ndërsa tani na akuzojnë se kemi pranuar “agjendën e tyre” të reformave. Çfarë është e vërtetë, njëra apo tjetra?

BDI, megjithëse priti Lavrovin në Shkup, para zgjedhjeve kërkonte të thuhej JO për Rusinë. Ali Ahmeti i gënjente satelitët e tij se SHBA nuk do të lejonte që BDI të mos ishte pjesë e koalicionit qeverisës. Jo vetëm që shumica e shqiptarëve u thanë JO në zgjedhje, por tani ua tërheqin veshët si Miushit Miki për planet e tyre për të nxitur tensione. Prandaj, është koha që LSDM dhe BDI të dalin nga filmi i rremë në të cilin jetojnë. Ne nuk jemi si ata që të përvetësojmë qëllime strategjike nacionale që për nga natyra e rëndësisë tejkalojnë mandatin e një Qeverie. Megjithatë, duhet të pranojnë se qeverisja e tyre e papërgjegjshme dhe korruptive e ka larguar më shumë vendin nga BE-ja”, thuhet në reagimin e VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More