Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Vlera e Bitcoinit afër nivelit prej 50 mijë dollarëve

Bitcoin e kishte filluar vitin 2021 me një rritje të fortë, por vlera e kësaj nuk kishte qenë e qëndrueshme pasi pati një rënie të theksuar.

Mirëpo, kjo kriptovalutë ka filluar ta merr veten.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Bitcoin po tregtohet me rreth 49,100 dollarë, që është shumë afër thyerjes së kufirit prej 50 mijë dollarësh.

Të dhënat tregojnë, se Bitcoin brenda një jave kishte rritje prej 30 për qind, ndërsa brenda 24-orëve u vlerësua me rreth 5 për qind.

Ditë më parë, gjiganti amerikan i veturave elektronike Tesla ka investuar 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit, ku planifikon ta pranojë kriptovalutën si mjet pagese.

Çmimi i kësaj valute është rritur më shumë se 700 për qind që nga përhapja e pandemisë COVID-19 për herë të parë në muajin mars 2020.

Rritja e kërkesës nga investitorët për kriptovalutën ka nxitur rritjen e vlerës së Bitcoinit në fillim të vitit 2021. Kërkesa u rrit nga mundësia e fitimeve më të shpejta në një botë që aktualisht dominohet me normat negative të interesit.

Postime të ngjashme

Ministria e Bujqësisë shpallë thirrje për dhënien me qira të tokës bujqësore

Z H

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Ministria e Ekonomisë: Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve përshpejtojnë rritjen ekonomike dhe zhvillimin

D V

‘Telekomi i Maqedonisë’ me rritje në gjysmëvjetorin e parë dhe modernizim i vazhdueshëm i rrjetit

Z H

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...