Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vlera e pajisjeve të shkatërruara1.4 mln euro, avokati i Jankullovskës nuk beson se është dëmtuar arka e shtetit

Shkup, 26 janar – 1.4 milion euro kanë kashtuar pajisjet e shkatërruara për përgjim në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Këtë e dëshmon ekspertiza e ekspertit Xvonko Koçovski, në seancën gjyqësore për rastin “Target-Fortesa”.  Eksperti thotë se pajisjet para se të shkatërrohen kanë qenë funksionale dhe nuk kanë pasur defekte që do të kishin ndikuar për tu shkatërruar.

 “Nga unë u kërkua që ta llogarisë vlerën shfrytëzuese të sistemit. Termi, vlera e shfrytëzuesit do të thotë që sistemi ditën e shkatërrimit ishte funksional dhe kishte vlerë për shfrytëzuesin. Ajo vlerë përdorimi ka dallim  nga vlera e arkëtuar e cila është e ndryshme edhe nga vlera objektive”, tha Xvonko Koçovski – ekspert në operacionet financiare.

Pala mbrojtëse vazhdimisht thirrej në vlerësimet e MPB-së në vitin 2013 se sistemi ishte i vjetërsuar dhe për këtë arsye edhe është shkatërruar.

Avokati Vllatko Ilievski, njëkohësisht edhe burri i të akuzuarës Gordana Jankulloska, me nënshkrimin e të cilës si ish ministre e MPB-së është shkatërruar sistemi, beson se nuk ka dëmtim të arkës së shtetit me shkatërrimin e pajisjeve për përgjimin e komunikimeve.

 “Sigurisht që nuk ekziston dëmi sepse, siç thashë, nuk ka asnjë vlerë përdorimi i asaj pajisje dhe pretendimet e tilla të ekspertit, mund të them se janë paushall dhe nuk mbështeten nga asnjë parametër objektiv”, u shpreh Vllatko Ilievski – avokat i Jankullovskës.

Për pothuajse 5 orë, avokatët e palës mbrojtëse morën në pyetje ekspertin Xvonko Koçkovski, gjë për të cilën reagoi edhe prokurorja Lençe Ristevska, duke vlerësuar se avokatët po mundohen të zvarrisin procesin i cili është nga fundi. Të akuzuar në këtë rast janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së të cilët akuzohen për përgjime të paligjshme të mbi 5 mijë numra telefoni ose rreth 20,000 qytetarë.

Postime të ngjashme

Kthehet depoziti për vaksinat kineze, nga MSH thonë se marrëveshja nuk është anuluar

T E

Alarmante situata me llojin britanik të virusit, nesër mblidhet KSI

T E

305 raste të reja, 167 të shëruar dhe 4 të vdekur, bilanci me Covid 19

T E

Hospitalizohen 667 kovid-pacientë, prej tyre 256 janë në Shkup

T E

Vijon propozim-plani deri tek MASH për profilet e reja në shkollat profesionale

T E

Kop: Të mos bëhet dramë nga secila pengesë në rrugën drejt BE-së

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...