Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Vlera e sistemit të shkatërruar të përgjimit “Najs” është 1.4 milion euro

Shkup, 26 janar – Rasti gjyqësor “Target-Fortesa” vazhdoi sot me plotësimin e procedurës dëshmuese. Eksperti Xvonko Koçovski dëshmoi sot në gjykatë duke deklaruar se në momentin e shkatërrimit të sistemit të përgjimeve “Najs” vlera e saj ka qenë 1.4 milion euro.

Mbrojtja e të akuzuarve reagoi se marrja në pyetje e drejtpërdrejtë e këtij eksperti është precedent sepse ai dha deklaratën e tij me propozimin e gjykatës. Pozicioni i prokurorisë ishte se në lidhje me këtë rast, është krijuar praktikë gjyqësore në rastin “Tanku” dhe se nuk bëhet fjalë për precedentë.

Mbrojtja e të akuzuarës, Gordana Jankullovska në pyetjen e saj të kryqëzuar, kërkoi sqarim nga eksperti Koçovski, pse nuk u bë asnjë analizë e vlerës së harduerit, softuerit dhe licencave të sistemit të përgjimit.

“Nuk kishte nevojë sepse ishte bërë nga një koleg për shkencat teknike. Unë jam ekspert në operacionet financiare, nuk kishte nevojë për të ndarë sistemin në pjesë. Bëhet fjalë për sistem të pandashëm të lidhur”, tha eksperti Koçovski.

Në seancën e kaluar, prokuroria paraqiti dëshmi shtesë duke pretenduar se ishte përgjim i paligjshëm jashtë DSK-së. Për të argumentuar këtë pretendim, prokuroria paraqiti një raport eksperti nga kompjuteri i konfiskuar i të pandehurit Goran Grujoski i cili aktualisht është në arrati.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së të cilët akuzohen për përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë mes periudhës së vitit 2008 dhe vitit 2015. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Aksident i rëndë në Malishevë, vdes një 74 vjeçar

D V

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...