Vllasi: Në dy takimet e para Kurti dhe Vuçiq ia matën pulsin njëri-tjetrit

Deri tanë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel janë mbajtur dy takime të nivelit të lartë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet,.

 

Takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq janë parë si takime që nuk do të sjellin rezultate konkrete.

Analisti politik, Azem Vllasi në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se gjatë dy takimeve Kurti e Vuçiq u njoftuan dhe ia matën pulsin njëri-tjetrit.

“Kurti bëri mirë që e nervozoi tej mase Vuçiqin duke shtruar tema që palës serbe jo vetëm që nuk u pëlqejnë (ballafaqimi me krime të kryera ndaj shqiptarëve, kërkesa për njohje të Kosovës si shtet) por edhe i nervozojnë tej mase”, u shpreh Vllasi.

Ai shtoi se në vazhdim Kurti duhet të përqendrohet në tema që duhet të jenë pjesë përmbajtëse e marrëveshjes finale.

“Aty ka vend edhe për tema nga ajo që Kurti ia propozoi Vuçiqit në pesë pika e që ai i refuzoi. E kjo gjithsesi nënkupton njohjen reciproke ngase çfarëdo marrëveshje e posaçërisht kjo që pretendohet të jetë marrëveshje finale për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi mund ta aprovojnë shtetet që e njohin njëri tjetrin”, tha Vllasi.

Related posts

Policia e Kosovës, e mobilizuar në nivel vendi

D V

Kurti takohet me kryeministrin grek, i kërkon njohjen e Kosovës

D V

Takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Pres qasje konstruktive nga Kosova dhe Serbia

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More