Vlora Çitaku shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçan

nga Xh M

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën në mënyrë tragjike pesëdhjetë të rinj.

Çitaku është shprehur e tronditur nga kjo tragjedi, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, viktimat dhe të lënduarit, njofton Klankosova.tv

“Thellësisht e tronditur nga tragjedia në Koçan, Maqedoninë e Veriut. Mbi pesëdhjetë të rinj humbën jetën në mënyrë tragjike nga zjarri në një klub nate. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave në këtë moment të rëndë dhe të dhimbshëm. Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe forcë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e madhe”, shkroi Çitaku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More