Ishte radha e Vlora Hysenit numrit një të inteligjencës shqiptare të paraqiste raportin vjetor të SHISH në komisionin parlamentar të sigurisë nga ku ka folur për një bashkëpunim të ngushtë me SPAK.
Kjo kërkesë e zonjës Hyseni krijoj debate në komision.
“Gjatë vitit objekt raportimi, kontributi informativ i SHISH, ka qenë dinamik, vlerësues e paralajmërues ne nivelin strategjik për çështje të sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare dhe konkret dhe i dobishëm për kundërvënien me agjencitë ligjzbatuese. Kemi rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen informative për agjencitë ligjzbatuese referuar kompetencës së tyre lëndore si me SPAK, BKH, DPPSH, prokuroritë e rretheve gjyqësore etj. Referuar bashkëpunimit dhe informacionit të SHISH, janë realizuar kundërvënie konkrete brenda dhe jashtë vendit”.
Top Channel nga burime në kuvend mëson se disa prej anëtarëve të komisionit të sigurisë kanë aplikuar për certifikata sigurie dhe nuk i kanë marrë ende.
Në dijeni të këtij fakti Vlora Hyseni, artikulojë kërkesën e nisjes së raportimit vetëm përballë atyre që e kanë një certifikatë të tillë, e cila lëshohet edhe me aprovimin e SHISH. Ish ministri punëve të brendshme demokrati Flamur Noka i njohur për lidhjet brenda shërbimit inteligjent shqiptarë, shpërtheu në akuza se përse seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.