Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO: 25 mijë fëmijë jetojnë në varfëri, pushteti promovon projekt që bazohet në elitizëm

Shkup, 7 maj – Zhurnal – Njëzet e pesë mijë fëmijë jetojnë varfëri ndërsa Carovska po shtyn një projekt të bazuar në elitizëm me një kosto me 120 milion euro, për tekstet dixhitale, akuzoi sot opozita maqedonase VMRO.

Në një komunikatë të partisë thuhet se “fatkeqësisht, edhe sot duhet të theksojmë se ministrja e Arsimit shfuqizon me forcë librat shkollorë dhe i merr librat nga duart e fëmijëve”.

VMRO akuzon ministren Carovska duke thënë se në kushte të varfërisë në rritje, mbi 25.000 fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre dhe as kompjutera, ndërkohë ministrja Milla Carovska njofton pa ndjenjën e kujdesit flet për dixhitalizimin.

Në komuniukatë thuhet se Carovska në cilësi të ministres së Arsimit po shtyn një projekt për një të ardhme të bazuar në elitizëm, ai që nuk ka nuk do të mësojë dhe nuk do të përparojë.

“Askund në botë nuk janë shfuqizuar librat shkollorë të shtypur”, thonë nga VMRO.

Opozita maqedonase thekson se përmes një sistemi mafioz, ministrja Carovska shtyn një eksperiment 120 milion eurosh, një eksperiment i shtrenjtë ndërkohë që nuk e sheh të rrugës të takohet me prindër, mësues, me këdo që nuk beson në këtë proces.

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...