VMRO akuzon për parregullsi gjatë furnizimeve publike në shumë institucione shëndetësore

nga Xh M

Shkup, 15 shtator – Nga kontrollet e plota financiare të kryera në 24 institucione shëndetësore publike, për vitin 2023, në 19 janë konstatuar parregullsi në pjesën e kontrollit të zbatimit të procedurave të furnizimeve publike, akuzoi Bojan Stojanoski, deputeti i VMRO DPMNE-së. Në konferencën për media, ai informoi se kontrollet e kryera nga ana e institucioneve në institucionet shëndetësore dhe klinikat publike kanë konstatuar disa parregullsi. “Kontrollet të cilat janë zbatuar nga ana e institucioneve në ISHP-së dhe klinikat nxjerrin fakte se LSDM-ja dhe BDI-ja në shëndetësi kanë parë biznes. Janë keqpërdorë furnizimet publike në ISHP dhe klinika. Përveç tenderëve të turbullta të Filipçes në nivel qendror, për të cilat opinioni është në dijeni, janë bërë keqpërdorime në shumicën e ISHP-së”, informoi ai.

Parregullsitë e konstatuara të cilat i ka theksuar janë në Kirurgjinë Maksilofaciale – Shkup, Shtëpinë Shëndetësore në Gostivar, në Shtëpinë Shëndetësore në Resnjë, në Shtëpinë Shëndetësore në Strugë, në Klinikën e Urologjisë – Shkup, në Radiologji – Shkup, në Nefrologji – Shkup, në Psikiatri – Shkup, në Spitalin Klinik – Tetovë, Shtëpinë Shëndetësore – Dellçevë, Shtëpinë Shëndetësore – Demir Hisar, Institutin e Shëndetit Publik – Shkup, Spitalin e Përgjithshëm – Strugë, Qendrën Shëndetësore – Veles, Spitalin e Përgjithshëm – Strumicë, Spitalin e Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar – Dibër, Qendrën për Shëndet Publik – Shkup, Spitalin e Specializuar për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” – Ohër, Shtëpinë Shëndetësore – Probishtip. “Parregullsitë në shëndetësi kanë metastazuar sistemin. Keqpërdorimet dalin në sipërfaqe, përgjegjësi do të ketë”, tha deputeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More