VMRO: Artan a mban mend kur na vishe çdo ditë në Seli, dhe si deputet gjithmonë ke shtypur butonin për të votuar qeveritë e VMRO-së

Shkup, 4 shtator – Pas ironizimin të Artan Grubit për koalicionin VMRO-ASH-AA, opozitarja VMRO-DPMNE u kundërpërgjigj. Në LSDM dhe BDI ekziston frikë nga zgjerimi i opozitës. Njëkohësisht e rikujtojnë Grubin se paraprakisht ai ishte shumë i afërt me VMRO-DPMNE-në dhe se është i njohur pas transformimeve të tij të shpeshta.

 

“I mbajmë mend me buzëqeshje ditët kur Artan Grubi çdo ditë ishte pjesë e enterierit të selisë së VMRO-DPMNE-së, ndërsa gjatë vizitave të këtilla nuk mundej ta fshinte admirimin e tij. Njëkohësisht Artan Grubi ishte një prej deputetëve më të shpejtë për ta shtypur butonin për të votuar qeveritë e VMRO-DPMNE-së. Zëdhënësi më i mirë i LSDM-së për momentin është Artan Grubi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ky reagim i VMRO-së vjen pas deklaratës së Grubit për koalicionin mes VMRO-së dhe ASH-AA duke quajtë “Koalicioni 27”.

“Koalicioni mes VMRO-DPMNE-së dhe Aleanca-Alternativa është jo tipik dhe në rrjetet sociale e quajnë “Koalicioni 27”. Këtë e deklaroi zv/kryeministri i parë Artan Grubi në pyetjen se çfarë fushatë pret për zgjedhjet e ardhshme lokale.”

Sipas tij, bëhet fjalë për një koalicion jo të zakonshëm duke aluduar në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

 “Mezi pres ta shoh ditën kur të gjithë votuesit  e Aleancës me plot zemrën e tyre, me entuziazëm dhe me gjithë dashurinë e tyre, do të votojnë për VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit dhe anasjelltas. Të gjithë këta patriotë të VMRO-DPMNE-së, të gjithë ata që hynë më 27 prill në Kuvend, të gjithë ata që e përkrahin Shkupin 2014, do të votojnë me zemër të plotë për Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët. Mezi pres ta shoh 17 tetorin”, deklaroi Artan Grubi.

Related posts

Gjithnjë e më tepër po rritet numri i regjistruesve, regjistrimi do të mbahet

Redaksia

Simovski: Regjistrimi do të mbahet në shtator, po na brengos ikja e të rinjve dhe ulja e numrit të lindjeve

Z H

Qyteti i Shkupit paralajmëron urë të re mes lagjeve Karposh 4 dhe Zllokuqan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com