Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE akuzon funksionarët e LSDM-në se në kohë pandemie kurdisin tendere

Shkup, 27 prill, zhurnal.mk – Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim theksojnë se derisa bashkëqytetarët tanë i humbin jetët e tyre, banda edhe më tej është e fokusuar në krim dhe korrupsion.

Sipas tyre populli po pëson, derisa funksionarët shtetëror të LSDM-së kurdisin tenderë.

“Është skandaloze në këto kushte të situatës së jashtëzakonshme dhe pandemisë botërore, funksionarët e LSDM-së të merren me ndarjen e tenderëve në katër sy, njerëz të afërt me pushtetin në vend se me shëndetin e qytetarëve dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike që për momentin është katastrofal. As epidemia e koronavirusit të rrezikshëm nuk e ka penguar bandën kriminale të LSDM-së në katër sy si ofertues i vetëm t’i ndajë tender firmës “Alpima gradba tim”- Strumicë ose NP “Drislla” dhe Shilegovit në lartësi me mbi 12 milionë denarë ose mbi 200.000 euro. Parashtrohet pyetja nëse pas skandalit të tenderit me Drisllën ka edhe lidhje farefisnore? A është e vërtetë se kushëri i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski e ka fituar tenderin 12 milionë denarë, ndërsa ai që e ka ndarë është kushëri i bashkëshortes së tij?”, thuhet në kumtesen e VMRO-DPMN-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...