Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE, Alternativa, Aleanca dhe E majta kërkojnë përbërje të re të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor – Zhurnal.mk – Grupa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, së bashku me partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe E Majta, sot në Kuvend kanë dorëzuar propozim ligj për ndryshim të ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, dhe e njejta kërkojnë të sillet me procedurë normale, informon Zhurnal.

Siç thuhet në raportin e grupës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së, para disa ditëve këtë e kanë dorëzuar me kërkesë për sjellje urgjente, por e njejta është refuzuar e tani kërkojnë me procedurë normale.

“Me propozim ligjin për ndryshim të ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, kërkojmë formimin e një komisioni të veçantë për mbrojtje dhe menaxhim me pandeminë apo epideminë, e cila do të formohet nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe do të duhet të kontribojë për vendosjen nën kontrollë të situatës me covid 19 e cila si duket nga dita në ditë më tepër po përkeqësohet”, thonë nga VMRO-DPMNE, informon Zhurnal.

Përbërjen e Komisionit ata propozojnë ta thotë Qeveria, e ta votojë Kuvendi, si dhe të përbëhet nga 11 anëtarë ku do të marin pjesë ministri i shëndteësisë dhe drejtori i qendrës për menaxhim me kriza, ndërsa nëntë anëtarët tjerë do të ishin tre infektologë, dy epidemiologë, dy mikrobiologë, një imunolog dhe një internist.

NGa VMRO-DPMNE konsideorjnë se qëllimi i këtij ligji është të formohet komision i cili do të përbëhet nga profesionistë, të dëshmuar në fushat e tyre dhe të cilët do të kontribojnë në normalizimin e gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet shteti.

Ata kërkojnë nga shumica parlamentare të mbështesin këtë propozim ligj dhe të vendosin interesin e qytetarëve para interesave personale.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kryetarja e Manastirit pozitive në Kovid-19

T E

Vazhdojnë protestat kundër shtrenjtimit të rrymës, të premten marsh në Tetovë

E.E.

657 raste të reja dhe 920 të shëruar nga Covid-19

T E

Prokuroria Publike ngre hetim për ndërtim të paligjshëm para Q.T. Mavrovasja

E.E.

24 persona kanë ndërruar jetë dhe 913 raste të reja me Covid-19

T E

Mësimi online do të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...