VMRO-DPMNE: BDI dëshiron të destabilizojë vendin që të mos përgjegjen për krimin që kanë bërë

nga D V

Shkup, 8 gusht – BDI dëshiron të destabilizojë vendin që të mos përgjegjen për krimin që kanë bërë, VMRO-ja nuk do të lejojë që populli të vuajë.

BDI nuk mund të pajtohet me faktin se nuk janë më në pushtet dhe atë se të afërmit e tyre nuk mund të drejtojnë më biznese milionëshe në kurrizin e shtetit.

Derisa populli nuk mund të lidh fundin me fund, djali i Musa Xhaferit tregtonte me rrymë, ndërsa MEPSO i shlyente atij dhe disa kompanive të tjera borxh prej 14 milionë eurosh. Derisa populli shpërngulej, nipërit e Ali Ahmetit e kanë ndërmarrë Soravinë, hynë në biznesin e rrymës dhe minierave.

Derisa njerëzit pyesnin si të mbijetonin nga i pari deri te i pari, Artan Grubi rregulloi nënkontraktorët në rrugë.

BDI nuk ka punuar për shqiptarët, as për maqedonasit, BDI ka punuar për një klikë të ngushtë që si duket ka rrëmbyer partinë e tyre.

BDI-të tani e dinë se duhet të përgjigjen për gjithçka që kanë bërë, prandaj edhe frika është e madhe.

Përpjekjet për destabilizimin janë thirrjet e fundit për shpëtimin e një bande kriminale dhe mbrojtjen e milionave të fituara në mënyrë kriminele.

VMRO-DPMNE-ja nuk do të lejojë që shteti dhe populli të vuajnë. Përgjegjësi do të ketë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More