Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Caroska nuk dëshiron t’i dëgjojë kërkesat e maturantëve

Shkup, 29 janar – Si për konceptin e ri arsimor për arsimin fillor, ashtu edhe për kërkesat e maturantëve, Carovska shkon me kokë në mur. Pa ia vërë veshin problemeve, pa përgjigje për kërkesat e nxënësve, profesorëve dhe fellës profesionale. Gjithçka është siç duhet vetëm ashtu siç e kanë menduar Zaev dhe Caroska, kështo vlerëson opozitarja VMRO-DPMNE, përcjell Zhurnal.mk

“Maturantët tani më disa muaj kërkojnë nga Mila Carovska që t’i dëgjojë dhe t’i pranojë kërkesat e tyre. Në fillim i ka gënjyer dhe u premtoi, por siç po afrohet fundi as që dëgjon t’i pranojë dhe të bisedojë me ta. Mbi 75 për qind e maturantëve e bojkotojnë mësimin dhe çdo ditë i durojnë presionet dhe kërcënimet nga ministrja, drejtorët dhe mësimdhënësit. Maturantët direkt e theksuan Carovskën dhe drejtorët e saj për shantazh, frikësim dhe kërcënim ndaj maturantëve që ta ndërpresin bojkotin. VMRO-DPMNE-ja i mbështet kërkesat e maturantëve dhe ato janë baza. Kur këtë vit, viti i epidemisë, shumica e nxënësve ndoqën mësimin onlajn, disa prej tyre nuk kishin kushtet për të ndjekur mësimet dhe orët zhvilloheshin në kushte të vështira, ministrja Carovska duhet t’i pranojë këto kërkesa të bazuara të maturantëve. Nëse maturantët dërgojnë letër me kërkesë për diskutim për maturën shtetërore në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e VMRO-DPMNE-së do t’i mbështesin maturantët në kërkesat e tyre”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Z H

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...