Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Çfarë përmban non-pejpëri e Buçkovskit?

Shkup, 11 dhjetor, zhurnal.mk – Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE nëpërmjet një kumtese pyet se çfarë përmban non-pejpëri e Buçkovskit që ia ka dhënë kryeministrit bullgar, Boyko Borissov.

“Në cilin institucion është miratuar? A është infomrmuar Zoran Zaev, Qeveria ose presidenti i shtetit për atë non-pjepëri?”, pyet VMRO-DPMNE.

Sipas kësaj partie këto pyetje meritojnë përgjigje, ndërsa Zaev bën patriotizëm të rremë tani kur Maqedonia mori veton dhe vetëm para dy muajsh, sipas VMRO-DPMNE-së, deklaronte se është afër marrëveshja me Bullgarinë ku në tryezë ka qenë mbiemri ‘maqedonase’.

“Nëse kjo nuk është shitje e identitetit, atëherë nuk e dimë se çfarë vshtë. Si ta besojmë njeriun kur para disa ditësh dëshironte të na bind se jemi një popull me Bullgarinë, se okupimi fashist ka qenë administratë, se kemi histori të përbashkët dhe se Dellçev nuk ka luftuar vetëm për Maqedoninë, se gjuha ka qenë i njëjtë”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Zaev nuk mund të besohet për shkak se është betuar se nuk do ta ndryshojë emrin Republika e Maqedonisë.

Postime të ngjashme

“Erdhi koha” – Ahmeti i bën thirrje diasporës të regjistrohen online

Z H

Policia ndalon dasëm me 300 mysafir, padi penale për organizatorët

Z H

Vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”

Bexhet Musliu

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Fillon regjistrimi i mërgimtarëve, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve

Z H

Grupi i deputetëve i vazhdojnë bisedat për ndryshime ose për Rregullore të re të Kuvendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...