VMRO-DPMNE dhe VLEN takohen ditët në vijim pasi të ekipohen grupet e punës për negociatat për qeverinë e re, thonë nga opozita shqiptare

nga Redaksia

Shkup, 13 maj – Nga koalicioni “VLEN” për MIA-n informojnë se sot nuk do të mbahet takimi i paralajmëruar i grupeve të punës me VMRO-DPMNE-në për vazhdimin e bisedimeve për koalicion eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës dakorduan parimet e përgjithshme për bashkëpunim, për faktin se grupet e punës që duhet të marrin pjesë në negociata nuk janë të plotësuar në mënyrë ekipore. Siç thonë nga “VLEN”, të gjitha partitë politike nga koalicioni duhet të caktojnë nga një përfaqësues se cili do të jetë pjesë e grupeve të punës që do të negociojnë me VMRO-DPMNE-në.

“Po, sot nuk do të ketë takim të grupeve të punës. Për momentin pritet që të caktohet nga një përfaqësues nga të gjitha partitë politike nga koalicioni dhe nga VMRO-DPMNE dhe pastaj të diskutohet për harmonizimin e programeve. Natyrisht që ditët në vijim pritet që grupet e punës të takohen”, thonë nga VLEN për MIA-n.

Bashkëpunimi, siç bëri të ditur VMRO-DPMNE pas takimit të mbajtur pardje në selinë e VLEN-it, do të bazohet në tri postulate – integrimin evropian, zhvillimin e përshpejtuar ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

“U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune në nivel të së cilës do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre”, thekson VMRO-DPMNE.

Në takimin e së shtunës kanë marrë pjesë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me nënkryetarët e partive dhe liderët e partive të koalicionin VLEN, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Nga koalicioni VLEN, pas takimit vlerësuan se negociatat po zhvillohen në drejtim pozitiv dhe të duhur.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare që publikoi KSHZ, koalicioni “Maqedonia juaj” udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar më shumë mandate 58, vijuar nga koalicioni Fronti Evropian me në krye BDI 19 mandate, koalicioni për Ardhmëri evropiane nga LSDM 18, koalicioni VLEN 13, Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate.

Për rezultatet e zgjedhjeve deri në KSHZ janë dorëzuar 27 ankesa, nëntë nga koalicioni VLEN, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga E Majta. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski tha se bëhet fjalë për ankesa grupore në disa vendvotime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More