Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

VMRO-DPMNE do të ngrit interpelancë për Nikollovskin dhe Mariçiq

Shkup, 30 janar, Zhunal.mk – Nënkryetari i VMRO-DPOMNE-së, Vlado Misajlovski sot në një konferencë për shtyp tha se partia e tij do të paraqesë një interpelancë për zv. kryeministrin Ljupço Nikollovski dhe Ministrin Bojan Mariçiq.

Alarmi i kuq është ndezur për një kohë të gjatë, tha Misajlovski, duke shtuar se vendi me qeverinë aktuale ra në vendin e 111-të në Listën e Korrupsionit të Transparencës.

“Situata me korrupsionin është më e keqe se Kosova, Tanzania, Gambia dhe Bjellorusia. Kjo është një rënie prej 45 vendeve vetëm në vitet e menaxhimit dhe reformave të rreme të sistemit ligjor të Zoran Zaevit. Janë të nevojshme dorëheqjet, para së gjithash nga i ashtuquajturi zv. kryeministri për Luftimin e Korrupsionit Ljupço Nikollovski dhe Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, sepse ata jo vetëm që nuk e luftuan korrupsionin, por ajo gjithashtu është intensifikuar. Kjo është arsyeja pse VMRO-DPOMNEdo të paraqesë interpelancë në Kuvend për Ljupço Nikollovskin dhe Bojan Mariçiq. Jepni dorëheqjen menjëherë. “Përgjegjësi menjëherë”, tha Misajlovski.

Postime të ngjashme

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

Gërvalla Shvars: Ballkani i hapur nuk është diçka e re, por mund të jetë e rrezikshme

Z H

Shpaloset tabela e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshi të Vjetër

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...