Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

VMRO-DPMNE do t’i tërheqë amandamentet ndaj ligjit për nënshtetësi?

Shkup, 5 prill – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE po mendon të tërheqë amandamentet e ligjit për shtetësi, në pritje që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjithashtu të zhbllokojnë ligjin për pakon e pestë ekonomike, transmeton Zhurnal.

Vendimi për këto ligje më pas, do të vareshte kryesisht nga LSDM dhe partitë tjera parlamentare.

Këtë tanimë e ka paralajmëruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.

Pakoja e pestë ekonomike, si dhe ligje të tjera tanimë një kohë të gjatë kanë ngecur në Kuvend me mijjëra amandamente të dorëzuara nga koalicioni ASH-AAA. Koalicioni opozitar mbetet në qëndrimin që të zhbllokojë punën e Kuvendit, gjegjësisht të tërheqin amandamentet vetëm nëse gjendet zgjidhje për ligjin për shtetësi.

ASH-AA propozuan ndryshime në ligj për shtetësi me çka mes tjerash kërkuan shtetësi maqedonase të mund të meret vetëm me tre dëshmitarë dhe të njohë njërën prej gjuhëve zyrtare, në këtë rast gjuhën shqipe. Por kjo nga partitë maqedonase ishte e pa pranueshme.

Pas takimit Rexhepi-Zaev, u arrit akord që shtetësi nuk mund të meret vetëm me tre dëshmitarë, por se ata qytetarë duhet të dorëzojnë ndonjë dokument që të marin shtetësi.

Për kërkesat tjera kontestuese, pritet që këtë javë përsëri të ketë takim mes përfaqësuesve të opozitës shqiptare dhe kryeministrit Zaev.

Postime të ngjashme

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Bekim Laçi

Shtyhet seanca për rastin “I fuqishmi”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...