Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

VMRO-DPMNE dorëzoi padi penale kundër Shekerinskës

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki deklaroi se sot në Prokurorinë Themelore Publike ka dorëzuar tre padi penale, dy kundër ministres aktuale të mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dhe një kundër një personi udhëheqës në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Kjo është hera e parë në historinë moderne të Maqedonisë, ministër aktual i mbrojtjes, në këtë mënyrë joligjore dhe joprofesionale, ta keqpërdorë pozitën e saj dhe përmbajtje nga dokumente të klasifikuara ti shfrytëzon kryesisht për promovimin e saj, dhe atë partiak”, deklaroi Kovaçki.

Sipas tij, Shekerinska e cënon sigurinë, por edhe shtetin në përgjithësi me faktin që jep informacione të cilët janë të një rëndësie vitale për mbrojtjen.

“Vlerësojmë se kjo marrëdhënie e vazhdueshme joligjore ndaj informacioneve të klasifikuara nga ana e një ministri aktual i mbrojtjes e cila paguhet dhe në bazë të ligjit është e obliguar ti ruaj dhe mbrojë informatat e klasifikuara, është e papranueshme dhe kërkojmë nga PTHP që menjëherë të vepron në bazë të autorizimeve të saja ligjore dhe të ngritë procedurë para gjykatës kompetente”, thotë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje nga Shekerinska.

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...