VMRO-DPMNE dorëzoi Rezolutën, në shkresë kanë përdorur emrin Maqedonia e Veriut

Shkup, 8 korrik 2021 – VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi në Kuvend Rezolutën për përcaktim të pozitave shtetërore të Maqedonisë në procesin e eurointegrimit dhe bllokadat. Në shkresën thuhet se dokumentin e dorëzojnë deri te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së V., duke e përdorur edhe shkurtesën e emrit kushtetues të shtetit. Kjo, më me siguri bëhet që të mënjanohet mundësia që kryeparlamentari Talat Xhaferi sërish ta kthejë dokumentin si jovalid.

 

Bashkë me Rezolutën janë dorëzuar edhe nënshkrimet e deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Deputeti Antonijo Milloshoski, u bëri thirrje të gjithë deputetëve ta nënshkruajnë dokumentin me qëllim që të përforcohen pozitat e Maqedonisë në bisedimet dhe i njëjti të jetë faktor për unitet.

“Unë u bëj thirrje deputetëve të LSDM-së, PLD-së, Së Majtës, Aleancës, RDM-së, Lidhjes Demokrate dhe të gjithë deputetëve të tjerë që sot ta vendosin firmën e tyre dhe t’i bashkëngjiten kësaj propozim-Rezolute për përcaktim të pozitave shtetërore të Maqedonisë për eurointegrimet, për të mos lejuar që bllokadat dhe nënçmimet kombëtare të jenë pjesë e negociatave dhe për të mos lejuar, do të thosha thyerje të kurrizit në periudhën që vijon”, tha Milloshoski.

Nga LSDM-ja thonë se mbesin në qëndrim që ta mbështesin Rezolutën ashtu siç është dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja. Mbetet e paqartë se si do të veprojnë deputetët e BDI-së. Edhe pse ishte paralajmëruar se sot ASh/AAA do të deklarohet lidhur me këtë çështje, megjithatë ende nuk e bëri këtë. Milloshoski edhe përkundër vërejtjeve të partive shqiptare, thirri për konsensus të gjerë politik.

“Qëllimi ynë është të ketë shumicë sa më të madhe dhe më të gjerë. Në këtë shtet, qytetarët gjithmonë kanë qenë solidarë me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një apo përkatësi tjetër politike ose bashkësi etnike. Prandaj, vlerësojmë se kjo Rezolutë meriton mbështetje më të gjerë”, shtoi Milloshoski.

Milloshoski kërkoi nga Xhaferi që sa më shpejt që është e mundur ta vendosë Rezolutën në rend dite në seancë plenare të Kuvendit. Pyetëm në Kabinetin e Xhaferit se kur do ta thërrasë këtë seancë, por prej atje nuk morëm përgjigje.

Related posts

Në 24 orët e fundit 24 raste të reja me Kovid-19, nuk ka persona të vdekur

D V

Një pjesë e Kisela Vodës sot pa ujë

D V

Janë sanksionuar 256 vizitës për vizitje të shpejtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com