Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Filipçe duhet të jep dorëheqje

Shkup, 12 tetor, zhurnal.mk – Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me coronavirus.

Nga kjo parti thonë se ditëve të fundit janë shënuar rekorde të zeza, në lidhje me sëmundjen COVID-19.

“Numri i të vdekurve ka arritur gati 800. Numri i të infektuarve në një ditë ka arritur deri në 20 përqind nga numri i të testuarve. Po shënohen rekorde të zeza. Filipçe a është i vetëdijshëm për këtë? 16 spitalet e paralajmëruara montues, me të cilat Filipçe u lavdërua para zgjedhjeve nuk janë askund”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, ditëve të fundit janë regjistruar numër i lartë i rasteve të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 20.937, prej të cilëve 16.194 janë shëruar, ndërsa 792 kanë ndërruar jetë.

Postime të ngjashme

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE fabrikon afera joekzistuese

R Zh

E vrisja mendjen, pse po flitet: “Vaj-vatani e mjerë mileti, në çfarë derexhe erdhi Ali Ahmeti”!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...