Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE-ja akuzon Qeverinë për veton bullgare

Shkup, 23 nëntor, zhurnal.mk – VMRO DPMNE-ja insiston për përgjegjësi nga Qeveria për veton bullgare. Në partinë e Mickovskit thonë se pas dështimit dhe gënjeshtrave për fillimin e negociuatave me BE-në dhe tregtisë me identitetin maqedonas, Zaev e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur me vendin.

“Ai luajti bixhoz me interesat shtetërore, identitetin dhe popullit. Luajti “All in” dhe humbi. Pyesim cilët janë ato koncesione? A është e vërtetë se Zaev iu ka premtuar disa njerëzve të caktuar se në rrugën drejt BE-së, si pjesë e çmimit për ta fituar mbështetjen e Qeverisë bullgare do të jetë edhe shitja direkte e aksioneve shtetërore në Institucione shtetërore, të cilat duhet të kalojnë në kapital të biznesmenëve bullgarë, aksione për të cilat paralajmëroi shitje publikisht Qeveria Zaev?’ deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE.

Ndërkohë kryeministri bullgar, Borisov aludoi sërish se Shkupi është fajtore për veton.

“Bullgaria gjithnjë ka qenë e gatshme për dialog dhe mirëkuptim në zgjidhjen e çështjeve dyplaëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por kjo duhet të dëshirohet dhe zbatohet nga të dy anët”është shprehur Borisov në takim me euro-ambasadorët.

Shefja e diplomacisë bullgare, Zaharieva dënoi edhe një herë të gjitha format me të cilët qytetarë të caktuar maqedonas po shprehin mllef ndaj vetos bullgare, përfshirë edhe djegjen e flamurit bullgar ditë më parë. Sipas Zaharievës, kjo sjellje e papërgjegjshme e qytetarëve është e nxitur nga politika e Shkupit.

“Në të gjitha momentet më të vështira ne kemi qenë të parët dhe në disa raste të vetmit që i kemi mbështetur, por kur aq shpesh shohim se na e kthejnë me shkelje të fqinjësisë së mirë, mungesë sinqeriteti, vjen momenti që më nuk mund të durojmë. Shpresoj shumë që të bien emocionet dhe të fillohet politikëbërje me mençuri- deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...