Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE-ja për të tretën ditë në protesta

VMRO-DPMNE-ja për të tretën ditë me radhë, nga ora 15.00 deri 17.00 ka bllokuar tre udhëkryqe në Qendër të Shkupit dhe në nëntë qytete tjera. Ata protestojnë me moton “Mjaft është, dil për Maqedoninë” duke kërkuar që Kryeministri Zoran Zaev dhe emisari I posacëm për negociata me Bullgarinë, Vlado Buçkovski të bëjnë publike se për çka bisedojnë me Sofjen zyrtare, për të tejkaluar problemin, me të cilin Bullgarua që nga Dhjetori I vitit të kaluar ka bllokuar eurointegrimet e RMV-së.

Opozita maqedonase ka akuzuar dyshen Zaev-Buçkovski, se janë duke zhvilluar negociata sekrete dhe shtrojnë pyetjen nëse në tavolinë janë identiteti dhe gjuha maqedonase dhe se cfarë përfshihet në “udhëzuesin” që përgatitet nga MPJ-ja.

“Ne si parti politike insistojmë që gjuha, identiteti maqedonas dhe mbrojtja e pakicës kombëtare maqedonase të jenë të linja të qarta të kuqe gjatë negociatave me Bullgarinë. Nga kjo nuk heqim dorë, s`ka kthim prapa. Ne meritojmë të ardhme të sigurt, por edhe rrënjë të mbrojtura. Për këtë nuk duhet të ketë kompromise” – ka shkruar në Facebook, Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Postime të ngjashme

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...