Agjencia Zhurnal.mk

VMRO-DPMNE-ja premton bonuse për mjekët e policët

Shkup, 29 qershor, zhurnal.mk – VMRO-DPMNE me strategjinë e saj për 100 ditët e para në pushtet, garanton se do të forcojë kapacitetet në shëndetësinë publike. Kandidati për deputet Sinisha Stojanovski thotë qytetarët asnjëherë nuk do të ballafaqohen me kaosin në sektorin e shëndetësisë. Ai tha se parashikojnë bonuse për mjekët dhe policët.

“Në 100 ditët e para të gjithë punonjësit në shëndetësi do të fitojnë ndihmë të njëfishtë prej 50 % të të ardhurave të tyre personale, si shpërblim për ballafaqimin me krizën me koronën. Gjithashtu në 100 ditët e para të punësuarit në klinikën infektive dhe në spitalin “8 shtatori” do të fitojnë një pagë plotësuese për përpjekjet mbinjerëzore që i investojnë në luftën kundër virusit. Shpërblim për mundin e tyre do të fitojnë edhe të punësuarit në MPB të cilët pa u lodhur luftuan me ballafaqimin me pasojat nga kriza me virusin”- deklaroi Sinisha Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!