Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Kaosin të cilin po e jetojmë është rezultat i paaftësisë së Filipçes

Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – Nga partia opozitare VMRO-DPMNE kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe për shkak të eskalimit të situatës me coronavirus.

Nga atje thonë se çdo i treti i testuar në Maqedoni dje ka dal pozitiv për COVID-19.

“Kaosin të cilin po jetojmë është si rezultat paaftësisë dhe mosinteresimit të Venko Filipçes. Ka fjetur tërë verën, ndërsa nuk ka qenë në gjendje të bëjë asnjë kapacitet spitalor, nuk e ka rritur personelin mjekësor, por as nuk ka blerë vaksina kundër gripit sezonal. Vala e vjeshtës me COVID e ka kapur tërësisht të papërgatitur Filipçen, edhe pse vetë ai konfirmonte se në vjeshtë virusi do të jetë më i fortë, asgjë nuk ka ndërmarrë. Menaxhimi i keq me sistemin ka bërë që Maqedonia të jetë një nga vendet në krye të Evropës për nga numri i të infektuarve për milion banorë, por edhe të vdekjeve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje kërkojnë që Filipçe të marrë përgjegjësi dhe të jep dorëheqje.

Postime të ngjashme

Pakoja e 5-të ekonomike përfundimisht kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit

R Zh

Regjistrohen 949 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 737, kanë vdekur 33 persona

R Zh

Pendarovski: Vaksinimi të zhvillohet në vazhdimësi deri në imunizim e plotë të popullatës

R Zh

Velkovski: Ka premtime nga VMRO-DPMNE-ja për zhbllokim edhe të ligjeve tjera

R Zh

Pasaportat për narkobosët dhe aferat korruptive dëmtojnë rrëndë imazhin e vendit

B L

Afera me vaksinat kineze/ Ivanovska për Zhurnal: Ende po mbledhim informacione

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...