Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për zjarrin në objektin e Sekretariatit për Mjedis Jetësor

Zhurnal Ads

Shkup, 9 shtator – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE kërkon hetim urgjent dhe të pavarur për zjarrin në ndërtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Mjedisit të Jetesës.

Vetë fakti që është përfshirë në zjarr arkivi i organit shtetëror edhe atë në orë jo pune dhe pas një dite jo pune hap dyshime të mëdha për keqpërdorime dhe fshehje të dokumenteve të cilat sipas vlerësimit të pushtetit nuk duhet të dihen.

Të përkujtojmë se ky nuk është rasti i parë ku janë shkatërruar dokumente të institucioneve shtetërore, në të kaluarën ishim dëshmitarë të përmbytje në PSP, si dhe zjarri në Ministrinë e Drejtësisë. Ndriçim të këtyre rasteve deri më tani opinioni ynë nuk ka parë.

Pavarësisht nga kjo nëse ky dyshim do të konfirmohet apo jo, është fakt se me pakujdesi është vepruar me arkivin e një institucioni shtetëror, duke mos arritur të ruhet ai material.

Dyshimet e këtilla janë bazuar kur në pushtet kemi mafi si qeveria e Zoran Zaevit.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

Postime të ngjashme

Bankat nuk pranojnë shtyrje të pagesës së kredive, pranojnë vetëm për raste me nevoja reale

Z H

Ndërkombëtarët presin të rrënohet terasa ilegale e VMRO-DPMNE-së, mirëpo BDI po bën pengesa!?

R ZH

SPIUNAZH| Avion ushtarak rus mbi bazën e NATO-s në Kuçovë

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...