Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon nga Pendarovski të mos e nënshkruan ligjin për Makpetrolin

Shkup, 29 dhjetor, zhurnal.mk – Krimineli i aboluar Zoran Zaev ka sjell ligj të dëmshëm për Makpetrolin në vlerë prej 33 milion euro, thonë nga VMRO-DPMNE, transmeton Zhurnal.

Nga kjo parti mes tjerash thonë se në vend të marrëveshjes mes shtetit dhe Makpetrol, Zaev duke ikur nga përgjegjësia në Kuvend, votoi ligj me të cilën e legalizon krimin.

“Shteti nuk ka veshë për problemet me të cilët ballafaqohen nxënësit dhe mësimdhënësit, shteti nuk ka lidhje për furnizimin me vaksina për Covid-19 nga e cila për çdo ditë po vdesin dhjetra qytetarë tanë, por për këtë shkak në mënyrë shfercere i dha 33 milion euro Makpetrolit. Derisa për çdo ditë po mbyllen kompani dhe personat po mbesin pa punë, derisa prodhuesit e duhanit, prodhuesit e orizit mezi se kalojnë muajin, kryeministri në ikje Zoran Zaev i jep miliona euro para të popullit oligarkut dhe pronarit të Makpetrol. Por deptutetë e LSDM-së e votuan këtë ligj. Për këtë arsye ftojmë Presidentin Pendarovski që mos ta nënshkruan dekretin për këtë ligj të dëmshëm dhe kriminal dhe të del nga hija e Zaevit”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.

Postime të ngjashme

“Target-Fortesa”, Sot aktvendimi ndaj ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov

Bexhet Musliu

Edhe partia RDM largohet nga koalicioni “mundemi” i LSDM-së

Bexhet Musliu

Sot protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...